Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 1 shkurt në Bruksel.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq.


Ndryshe prej takimit të 24 janarit, këtë herë nuk janë ftuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Tomisllav Nikolliq.