Në stilin e një sulmuesi, Arlind Ajeti shënon super gol për t’i dhënë një pikë Clujit

296:"Players of CFR Cluj celebrating during Romania SuperLiga: FC Universitatea U Cluj vs CFR 1907 Cluj, disputed on Cluj Arena, 21 August 2023 Universitatea Cluj V. CFR Cluj, Romanian Superliga 1, Cluj-Napoca - 21 Aug 2023,Image: 799424071, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no
Mbrojtësi Arlind Ajeti ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën rumune me fanellën e Clujit.
Mbrojtësi shënoi gol në minutën e 82-të për t’ia siguruar një pikë CFR Clujit si mysafir i Farul Constanta në kuadër të xhiros së 29-të.
Një top që mbeti në zonë, Ajeti me stilin e një sulmuesi arriti të gjuajë bukur duke e lënë portierin të pa lëvizur.
Vendasit kishin kaluan të parët në epërsi në minutën e 65-të, ndërsa më pas në skenë doli Ajeti që barazoi shifrat.
Për reprezentuesin e Shqipërisë është goli i tretë në kampionatin rumun, ndërsa u shpall lojtar i ndeshjes me paraqitjen e tij. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































