LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Gjakovës 33 pacientë me COVID-19  

Në Spitalin e Gjakovës 33 pacientë me COVID-19  
Foto: Ilustrim

Në Spitalin e Gjakovës 49 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, ndërsa prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 33 pacientë.

Në njoftim bëhet e ditur se 30 pacientë me oksigjeno terapi, 1 pacient është në CPAP maske si dhe 1 është në respiratorë.

Pozitiv në COVID-19 janë edhe 6 mjekë,15 infermiere dhe 3 stafe mbështetës.


Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6,961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,924. /Telegrafi/