LAJMI I FUNDIT:

Në sistemin finlandez mësuesi fokusohet te nxënësi e jo nxënësi te mësuesi

Në sistemin finlandez mësuesi fokusohet te nxënësi e jo nxënësi te mësuesi

Numri i vogël i nxënësve në klasa (më pak se 20) si dhe fokusi i mësuesve që të ofrojnë mësim individual për secilin nxënës është një nga faktorët pse Finlanda sot ka sistemin më të mirë të edukimit në botë.

Më shumë se 66% e nxënësve vazhdojnë shkollimin në universitet ose në shkollë profesionale.


Edhe pse kurrikula shtetërore është unike në gjithë vendin, profesorët kanë lirinë të vendosin metodat më të përshtatshme për nxënësit e tyre.

Sistemi finlandez është metodë e cila nxitë kuriozitetin e nxënësve për të gjetur përgjigje në pyetjet e tyre, me mësues që vazhdimisht fokusohen në nxënës dhe në aftësinë e tyre për t’i kuptuar temat që trajtohen.

Tri arsyet se pse nuk barten çantat e rënda nga nxënësit e shkollave finlandeze
Lexo po ashtu Tri arsyet se pse nuk barten çantat e rënda nga nxënësit e shkollave finlandeze

Kur nxënësit janë kureshtarë të dinë përgjigjen në pyetjet e tyre ata janë të etur për njohuri dhe kjo etje duhet shfrytëzuar maksimalisht në procesin e mësimdhënies.

Duke u bazuar në këtë fakt sistemi finlandez ka integruar metodologji mësimore të bazuara në observimin dhe kureshtjen e secilit nxënës individualisht.

Secila shkollë finlandeze ka së paku një zyre psikologu me së paku një psikolog i cili ekskluzivisht merret me nevojat individuale të secilit nxënës duke i udhëzuar ata për rrugën që duhet të ndjekin dhe duke i ndihmuar të jenë qytetarë të suksesshëm.

A e dini pse në këtë vend mbi 90% e nxënësve janë të shkëlqyeshëm?
Lexo po ashtu A e dini pse në këtë vend mbi 90% e nxënësve janë të shkëlqyeshëm?

Në vazhdimësi shkolla në sistemin finlandez të shkollimit ofron kënaqësi për nxënësit dhe relaksim, duke I larguar ata sa më shumë që të jetë e mundur nga streset dhe duke nxitur kreativitetin e tyre.