LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup organizohet ”Skopje Pride Weekend 2017 – Transformime”

Në Shkup organizohet ”Skopje Pride Weekend 2017 – Transformime”

Në Shkup organizohet ”Skopje Pride Weekend 2017 – Transformime”, i pesti me radhë, nga Koalicioni ”Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, LGBTI-Qendra për mbështetje pranë Komitetit të Helsinkit dhe LGBT United – Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij vargu aktivitetesh në kuadër të ‘Javës së Krenarisë’ është krijimi i hapësirave për format jonormale të botës sociale, respektivisht lidhje, pozita identitare, dhe stile trupore.


Sipas organizatorëve, këto gjëra, në kuadër të rrethit heteronomrativ, kombëtar dhe neoliberal-kapitalist, konsiderohen si jonormale, anësore, të pasuksesshme, patologjike, të çuditshme, etj.

Aktivitete fillojnë më 22 qershor dhe mbarojnë më 25 qershor. Për më tepër të dhëna shihni këtu./Telegrafi/