Spektakli i famshëm birtanik “Dancing On Ice” është goditur me ankesa të shumta nga Ofcom (Zyrat e Komunikimeve), nga shikuesit pas performancës së Rita Orës në shfaqjen e së dielës në mbrëmje.
30-vjeçarja këndoi këngën e saj më të re “Bang Bang” në një performancë të regjistruar paraprakisht, por fansat nuk patën konsideratë për faktin se ajo ende e ka të freskët skandalin e thyerjes së rregullave të izolimit që bëri muaj më parë, shkruan DailyMail.
Të tërbuar për përshtatshmërinë e paraqitjes së saj në shfaqjen e ITV, disa shikues u ankuan në vëzhguesin e televizionit dhe Ofcom konfirmoi të mërkurën se kishin pranuar dhe më pas paraqitur 78 ankesa kundër programit.
Zyra e Komunikimeve, e njohur zakonisht si Ofcom, është autoriteti rregullator dhe i konkurrencës i aprovuar nga qeveria për transmetimin, telekomunikacionin dhe industritë postare të Mbretërisë së Bashkuar. Ofcom ka fuqi të gjera në të gjithë sektorët e televizionit, radios, telekomit dhe sektorit postar.
Të dielën, adhuruesit e shfaqjes gjithashtu u shprehën të mllefosur në rrjetin social Twitter për të kritikuar vendimin e kanalit për të shfaqur Ritën – e cila është ende relativisht e përfshirë në skandal pas tentimit të organizimit të festës së saj të paligjshme për ditëlindjen e 30-të.
Pavarësisht nga kjo, Rita dhuroi një spektakël të vërtetë gjatë paraqitjes në “Dancing On Ice” e veshur me një kostum të kuq për shfaqjen me temë të Shën Valentinit.
Kishte gjithashtu një konfuzion duke qenë se Rita është aktualisht në Australi, ndërkohë që prezantuesit britanikë Holly Willoughby dhe Phillip Schofield e prezantuan performancën e saj si të drejtpërdrejt, ani pse dukej se shfaqja ishte regjistruar paraprakisht.
Rita përndryshe vazhdon të gjykohet për faktin se ka shkelur rregullat anti-COVID me organizimin e festës së paligjshme të ditëlindjes, nëntorin e kaluar në restorantin “Casa Cruz” në lagjen Notting Hill.
Si rezultat, ajo u quajt ‘egoiste’ nga policia britanike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Martohet për herë të dytë Fero

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri