LAJMI I FUNDIT:

Në PZAP dorëzohen dhjetë ankesa për balotazh nga partitë politike

Në PZAP dorëzohen dhjetë ankesa për balotazh nga partitë politike

Gjatë ditës së diel Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Dhe si gjithmonë edhe kësaj here partitë politike kanë adresuar ankesat e tyre për procesin zgjedhor në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).


Deri në ditën e martë në PZAP janë adresuar 10 ankesa, ka bërë të ditur për Telegrafin kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

“Për ditën e votimit në raundin te dyte te zgjedhjeve lokale te 22 tetorit 2017 PZAP-i ka pranuar 10 ankesa 2 nga Alternative,1 nga Lëvizja Vetëvendosje, 4 nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe 3 nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Desku.

Ai ka theksuar se në raundin e dytë ka pasur po ashtu shkelje me pretendimet se është thyer heshtja zgjedhore ne ditën e heshtjes se zgjedhjeve me 18.11.2017 dhe në ditën e votimit me datën 19.11.2017.

“Për këto shkelje ne PZAP janë paraqitur 19 ankesa. 3 nga Alternativa dhe 16 nga BIRNI. Ankesat janë duke u shqyrtuar dhe brenda afatit prej 72 orëve prej momentit te pranimit do të vendosen”, u shpreh Desku.

Afati për paraqitjen e ankesave lidhur me ditën e votimit është 24 orë prej mbylljes së Vendvotimeve qe i bie se ky afatë ka qenë prej orës 19:00 i datës 19.11.2017 deri ne ora 19:00 i datës 20.11.2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori