Ditën e sotme (e diel) në orën 11:00 qytetarët korçarë ishin të ftuar për një protestë kundër performancës së këngëtarit boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq.

Kjo pasi muzikanti u ftua nga Bashkia e Korçës për të performuar në festivalin e ‘Festës së Birrës’, gjë e cila ngjalli reagime të shumta në mbarë popullin shqiptar.


Protesta u thirr pas një sërë polemikash në rrjete sociale, e madje dy nga këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Capital T, anuluan pjesëmarrjen e tyre.

korce  1 Nga protesta në Korçë (Foto: E huazuar)

Ndërkohë, është mësuar se kërkesën në polici për zhvillimin e protestës e ka dorëzuar deputeti Kujtim Gjuzi.

Në disa nga fotografitë që janë publikuar në rrjete sociale krahas organizatorit shfaqen vetëm tre qytetarë të tjerë.

232836335 359233625606483 5774238745727860791 n Nga protesta në Korçë (Foto: E huazuar)

Duke qenë se të pranishëm ishin vetëm katër persona, kjo u cilësua si një protestë e dështuar dhe se nuk u morën parasysh reagimet e bëra.

‘Festa e Birrës’ pritet të mbahet nga 18-22 gusht dhe Bregoviq do të interpretojë në natën e fundit. /Telegrafi/