LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë mbahet konferenca Rajonale “Kërcënimet ndaj Sigurisë Bërthamore”

Në Prishtinë mbahet konferenca Rajonale “Kërcënimet ndaj Sigurisë Bërthamore”

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë organizojnë Konferencën Rajonale: Kërcënimet ndaj Sigurisë Bërthamore më 15-16 qershor 2016 në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, kjo konferencë do të sjellë mbi 50 përfaqësues qeveritarë dhe joqeveritarë të fushës së sigurisë bërthamore dhe radiologjike nga rreth 10 shtete nga rajoni dhe më gjerë. Aty do të trajtohet siguria rajonale bërthamore dhe radiologjike në tërësi.

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore është trup rregullator në fushën e rrezatimit dhe sigurisë bërthamore i cili funksionon në kuadër të Kryeministrisë. Zbatimi i kornizës legjislative në këtë fushë kryhet përmes tri aktiviteteve kryesore: rregullimit, licencimit dhe inspektimit.


Konferenca ka për qëllim të iniciojë rritjen e sigurisë nukleare në regjion duke ndërtuar dhe koordinuar bashkëpunimin e shteteve në regjion me qëllim të parandalimit të kërcënimeve ndaj sigurisë bërthamore dhe të shkëmbejë përvoja në mënyrën se si shtetet në rajon i trajtojnë kërcënimet bërthamore, transmeton Telegrafi.

Konferenca organizohet në frymën e Samitit për Siguri Bërthamore 2016 organizuar gjatë muajit mars në Uashington në të cilën është theksuar se organizatat terroriste po tentojnë të sigurojnë material bërthamor dhe secili prej nesh ka një rol të veçantë në parandalimin e sulmeve terroriste dhe parandalimin e shpërndarjes të materialeve bërthamore për qëllime jo paqësore.

Numri i pjesëmarrësve në konferencë dhe niveli i lartë i përfaqësimit janë tregues i qartë për rëndësinë e mbajtjes së Konferencës dhe promovimin e Republikës së Kosovës dhe në veçanti Agjencisë në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

Konferenca do të zhvillojë punimet për dy ditë radhazi nëpërmes tre paneleve të ndara.

Paneli i parë do të zhvillojë punimet me temën “Zbatimi i ligjit në fushën nukleare”. Paneli i dytë do të punojë në temën “Lufta kundër trafikut të paligjshëm” dhe në panelin e tretë do të zhvillohet tema: “Siguria fizike e materialit bërthamor”.

Në fund të punimeve, pjesëmarrësve të Konferencës do tu paraqiten konkluzionet e dala nga punimet e konferencës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori