LAJMI I FUNDIT:

Në Postë paguhen edhe këstet e kredive

Në Postë paguhen edhe këstet e kredive

Posta Kosovës ka filluar ofrimin e një shërbimi të veçantë – pagesën e kësteve të kredive në të gjitha zyrat postare.

Kjo është bërë e mundur me marrëveshjen e bashkëpunimit me Institucionin Mikrofinanciar “Start” .
Secili klient i këtij institucioni tash e tutje do të paguaj këstin e kredisë në zyrën më të afërt postare.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës Sejdi Hoxha dhe drejtori ekzekutiv i Institucionit Mikrofinanciar “Start”, Vehbi Zeqiri.


Ata janë zotuar se do të angazhohen që bashkëpunimi mes dy institucioneve të zgjerohet edhe më tej.

Drejtori i “Start”-it ka deklaruar se ky projekt ju dedikohet klientëve të tyre me qëllim që kenë qasje në shërbime sa më cilësore.
“Jam i kënaqur që bashkëpunimi me Postën ka rezultuar në ofrim të kushteve sa më të mira për klientët tanë”, ka thënë Vehbi Zeqiri.

Kryeshefi i Postës ka përgëzuar ekipet e ekspertëve të të dyja institucioneve që kanë implementuar këtë shërbim të ri.

“Ne ndihemi të lumtur kur me shërbimet tona ua lehtësojmë jetën qytetarëve duke ju mundësuar të kursejnë para dhe të kursejnë kohën”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka theksuar se Posta është e gatshme për projekte të ngjashme me të gjitha institucionet tjera mikrofinanciare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori