LAJMI I FUNDIT:

Në Pejë mbahet marshi për 8 mars

Në Pejë mbahet marshi për 8 mars

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Qendra për Mirëqenien e Gruas në Pejë, e ka shënuar këtë ngjarje në një mënyrë të veçantë.

Të përkrahur nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe strukturat e ekzekutivit komunal, akteret e çështjeve të barazisë gjinore, përfaqësuesit e asociacioneve civile dhe gratë asambliste të Komunës së Pejës, për dallim nga vitet e tjera, këtë vit marshuan për barazi.

Disa nga motot që e karakterizuan marshin ishin “Barazi”, ”Stop Dhunës”, “Punësim”, “Arsimim”, duke dashur që të reflektohet mbështetja e grave për gratë.


Përpos balonave me ngjyre vjollce dhe mesazheve për barazi, marshin e ka karakterizuar edhe veshja e rrobave më ngjyrë të zezë e disa nga pjesëmarrësve, në shenjë solidariteti me viktimat e dhunës. /Telegrafi/