Në një paraqitje të rrallë - Emma Stone shoqërohet nga bashkëshorti i saj pas premierës së filmit të saj më të ri Bugonia
Aktorja fituese e çmimit Oscar, 36 vjeçe, Emma Stone u shoqërua nga bashkëshorti i saj i përkushtuar, Dave McCary, 40 vjeç, në një paraqitje të rrallë të përbashkët në New York, të martën në mbrëmje, pas premierës së filmit të saj të ri, Bugonia.
Emma dukej mahnitëse teksa u shfaq pas tapetit të kuq së bashku me partnerin e saj, komedian dhe producent.
Ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe plot stil.

Aktorja zgjodhi një fustan gri të lehtë nga Louis Vuitton, me detaje të bukura qepjeje.
Fustani gjysmë-transparent kishte një bust të ngushtë që krijonte kontrast të bukur me fundin e gjatë me pala deri në tokë. Ajo e plotësoi pamjen me vathë të thjeshtë prej ari dhe një çantë të vogël ngjyrë gri të çelët me detaje argjendi.

McCary nuk parakaloi në tapetin e kuq, por ishte i pranishëm për ta mbështetur bashkëshorten e tij dhe u shfaq përkrah saj pas premierës.
Bugonia shënon bashkëpunimin e katërt të Emma Stone me regjisorin e Poor Things, Yorgos Lanthimos. Filmi përshkruhet si një komedi e zezë satirike, absurde dhe fantastiko-shkencore, bazuar në një skenar të shkruar nga Will Tracy.








































