Modelja shqiptare, Françeska Jaçe, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo po kalon një kohë të mirë, gjersa nuk ka ngurruar që të realizojë një fotosesion me fotografin e popullarizuar shqiptar, Fadil Berisha.


Derisa ka realizuar një nga fotosesionet më të veçanta në karrierë, Jaçe ndihet e lumtur dhe shumë e nderuar për bashkëpunimin.

“Ndihem e veçantë dhe e nderuar të jem përpara kamerës së tij, duke marrë parasysh që është njëri nga artistët më të mirë”.

Faleminderit shumë për artin që ke bërë në fotografitë e mia mahnitëse”, ka shkruar ajo.

Ajo vjen e mahnitshme në pozat që ka marrë, derisa është komplimentuar edhe nga miqtë e ndjekësit.

Françeska për publikun u bë më e njohur që nga pjesëmarrja në “Big Brother Albania”. /Telegrafi/