Qeveria shqiptare ka ndërmarrë vitet e fundit politika fiskale lehtësuese për të mbështetur biznesin, të cilat shpesh janë parë si instrument për tërheqjen e investimeve të huaja.
Kështu deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në Asamblenë e Përgjithshme të Konfindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve italianë në Shqipëri me temë “Investimet e huaja në Shqipëri, prezantimi i Guidës së Biznesit 2020”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe presidenti i Konfindustria, Sergio Fontana.
Ministrja Denaj vlerësoi se prezantimi i Guidës së Biznesit 2020 nga Konfindustria Albania tregon se mundësitë për të zhvilluar më tepër biznes në Shqipëri janë të mëdha, ashtu sikurse është i madh edhe potenciali ekonomik i vendit tonë.
“Investimet e huaja në Shqipëri janë një motor i nxitjes dhe zhvillimit të ekonomisë, ndërkohë që investimet italiane mbeten një tregues i konsoliduar. Fluksi i investimeve të huaja në 9-mujorin e vitit 2019 arriti në 810 mln euro”, tha Denaj.
Sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, Denaj tha se, “ato kanë qenë gjithmonë në nivele shumë të mira, ku për vitin 2019 Italia është pozicionuar si vendi i parë për fluksin dhe stokun e investimeve të huaja direkte, me 32 për qind të IHD-ve në Shqipëri, sipas të dhënave të 9 mujorit. Për periudhën janar-shtator të vitit 2019, stoku i investimeve italiane në vend ka arritur shifrën e 805 milionë euro, ndërsa fluksi i investimeve italiane në vlerën e 98 milionë euro”.
Denaj u ndal në tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, mundësuar përmes politikave të zhvillimit ekonomik, të cilat sipas saj kanë nevojë të ridimensionohen, dhe institucioneve.
Megjithatë, ajo theksoi nevojën për një parashikueshmëri të politikave fiskale dhe atyre të zhvillimit ekonomik, në periudhë afatmesme.
“Duhet të krijojmë mundësi që i gjithë regjimi fiskal të jetë më i lehtë, më i thjeshtë për tu kuptuar dhe aplikuar, e për të mos krijuar pastaj hapësira për informalitet dhe evazion, të cilat shpesh krijojnë konkurrueshmëri të padrejtë. Në këtë aspekt, mendojmë që thjeshtimi i politikave fiskale do të ndihmojë dhe në luftën kundër informalitetin. Vitin e kaluar kemi punuar me FMN për përgatitjen e një programi afatmesëm të të ardhurave që të kemi mundësi të sigurojmë një politikë më të qëndrueshme fiskale dhe për ta rishikuar atë pak më ngadalë, të paktën 3-5 vjet”, u shpreh ajo.
Sa i përket rolit të institucioneve në tërheqjen e investimeve të huaja, ministrja vlerësoi punën e bërë nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në raport me investitorët e huaj.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj u ndal në nismat e fundit që po ndërmerr qeveria, të cilat do të ndikojnë në lehtësimin e biznesit në vend, si: Revolucioni Digjital i shërbimeve, i cili për biznesin do të shkurtojë procedura dhe kohë; ligji i Fiskalizimit, i cili synon të luftojë informalitetin, evazionin dhe të vendosë konkurrencën e ndershme në treg, si dhe ligjin e unifikuar të Investimeve, i cili do të ofrojë më shumë siguri për investitorët e huaj dhe ata vendas.
Fuqia punëtore e mirë përgatitur dhe trajnuar është e rëndësishme për tërheqjen e investitorëve të huaj. Në këtë aspekt, ministrja Denaj pohoi se Shqipëria është atraktive për investitorët dhe vëmendja e qeverisë ndaj shkollave të arsimit profesional në vend është gjithmonë në rritje. /ATSH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj