Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, policët janë vënë pas shoferes që voziste një furgon, të ngjashëm me atë nga filmi për fëmijë - “Scooby Doo”.

Sharon Turman është ndaluar për një kontroll rutinë, kur ka ikur papritmas dhe ka vozitur me shpejtësi.


Për të ndaluar 51-vjeçaren që voziste deri në 160 kilometra në orë, janë angazhuar katër vetura policie dhe një helikopter, por pa sukses, transmeton Telegrafi.

Ajo e ka braktisur “Makinën e Mistereve”, ku besohet se edhe jetonte, për t’u arratisur në një vend ende të panjohur.

Nuk dihet pse është arratisur Turman, e cila kurrë më parë nuk kishte rënë ndesh me ligjin, ndërsa ishte shumë e sjellshme dhe miqësore. /Telegrafi/