Ajo është duke shijuar mjaft mirë muajt e fundit të shtatzënisë.

Fjala është për këngëtaren dhe modelen e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, e cila momentalisht është në muajin e shtatë të shtatzënisë.


Bukuroshja, e cila është e martuar me hokeistin çek Jakub Kindl, kësaj radhe ka zgjedhur një tjetër vend luksoz për pushime.

Screenshot 12 10 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Ajo së bashku me partnerin dhe motrën e saj, Jehona Dreshajn, kanë filluar pushimet në Saint Barthelemy, që është një ndër katër territoret e ishujve Leeward në Karaibe dhe është e vetmja që historikisht ka qenë koloni suedeze.

Biondja këtë e ka treguar përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Të njëjtit shihet se po kalojnë një kohë të mirë së bashku, ndërsa pamjet e ishullit janë të mrekullueshme.

Screenshot 13 11 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Afërdita dhe Jakub ndërkohë së shpejti do të presin një djalë. /Telegrafi/