Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, është kryer një intervenim kirurgjik i rrallë, i cili ka zgjatur 5 orë, te një pacient i moshës 58 vjeç, ndihmuar edhe nga ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe specializantë të Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Në njoftim thuhet se në arteriet kryesore të barkut, pacienti kishte 5 sëmundje të këtyre arterieve, Aorta e barkut 1,5 cm, nën arteriet renale ishte aneurizmatike (e zgjeruar) dhe e tipit inflamator, Aorta abdominale, 3.5 cm nën arteriet renale, kishte një ulçerë penetruese të aortës (Penetrating Aortic Ulcer), e lokalizuar në murin e pasëm, në drejtim të boshtit kurrizor, që është e rrallë në këtë nivel. Ulçerat aortike depërtuese përbëjnë 7.5% (diapazoni 2.3-11%) të të gjitha rasteve të sindromës akute të aortës. Arteria iliaca komune e majtë ishte po ashtu e aneurizmatike.


Në vazhdimësi të boshtit iliak, arteria iliaca externa e majtë kishte stenozë (ngushtim) dhe përkundër kësaj, që po ashtu haset shumë rrallë.

"Boshti i arterieve iliake në anën e djathtë ishte me arteriomegali (artrerie të zgjeruara që përfshijnë tërë gjatësinë e arteries).Nga e kaluara e tij mjekësore pacientit në fjalë, para tre vjetësh i ishte bërë zëvendësimi i arteries femorale komune dhe arteries femorale profunda të djathtë, me graft vaskular (PTFE 8 mm), pikërisht për shkak të sëmundjes aneurizmatike të këtyre arterieve", vijon njoftimi.

Tutje, theksohet se për të arritur deri te aorta abdominale dhe vena cava inferior preparimi ishte shumë i vështirë, për shkak të ngjitjeve të shumta që ishin prezente dhe numrit të patogjive në segemntin aorto-iliak.

"Pas aneurizmektomisë (largimit të pjesëve të zgjeruara të aortës dhe arteries Ilica komune të majtë), bëhet interponimin e graftit vaskular Dacron në formë “ Y ” me dimensione 16/8mm, në pozicionin aorto - arteria iliaca komune djathtas dhe arteria ilica externa majtas.Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti në ditën e 8-të postoperative lëshohet në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore", njofton ShSKUK./Telegrafi/