Në këtë vend, e drejta për të pasur një veturë fillon nga 76,000 dollarë – dhe këtu nuk përfshihet çmimi i blerjes së saj

Të kesh një veturë në Singapor, një nga vendet më të shtrenjta në botë, ka qenë gjithmonë diçka luksoze.
Por kostot tani janë rritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kjo pasi që një certifikatë 10-vjeçare e të drejtës – një licencë që njerëzit në shtetin e pasur të qytetit duhet ta blejnë para se të lejohen të blejnë një automjet – tani kushton një minimum rekord prej 76,000 dollarë (104,000 dollarë Singapori), më shumë se katër herë sesa në vitin 2020, sipas shifrave të Autoritetit të Transportit Tokësor.
Dhe me këtë ju vetëm fitoni të drejtën për të blerë një makinë standarde të kategorisë A, me një motor të vogël dhe të mesëm prej 1600cc ose më poshtë.
Ndërsa për ata që duan diçka më të madhe – si një SUV – do të duhet të shpenzojnë 106,630 dollarë (146,002 dollarë Singapori) për licencën e Kategorisë B – nga 102,900 dollarë (140,889 dollarë Singapori).
Pastaj vijnë kostot e vetë automjetit.
Sistemi i kuotave u prezantua në vitin 1990 për të minimizuar trafikun dhe për të reduktuar emetimet në një shtet qytet të uritur nga hapësira, që është shtëpia e 5.9 milionë banorëve, por që krenohet me një rrjet mbresëlënës të transportit publik.
Sipas Departamentit të Statistikave, kjo e ka bërë të vështirë mbajtjen e një makine për banorin mesatar të Singaporit, ku të ardhurat mesatare mujore të familjes në vitin 2022 ishin 7,376 dollarë (10,099 dollarë Singapori).
Ricky Goh, një tregtar lokal makinash, tha se “gati i ra të fikët” kur dëgjoi për rritjen e çmimit.
“Shitjet kanë qenë tashmë kaq të dobëta. Kjo për më tepër do të jetë edhe më keq për biznesin”, ka thënë ai për CNN.
Ndërsa Wong Hui Min, një nënë e dy fëmijëve, theksoi se mund të ketë nevojë të rimendojë mbajtjen e makinës, pavarësisht se e përdor atë kryesisht për familjen e saj.
“Një familje nga Singapori mesatarisht duhet të kursejë vite vetëm për të blerë një makinë për nevojat e tyre”, vazhdoi Wong, duke shtuar, “Unë nuk e di nëse mund të përballoj ta mbaj makinën time në planin afatgjatë”.
Madje për disa, njoftimi është vetëm “goditja e fundit financiare”.
Vendasit thonë se të jetuarit në Singapor, tashmë i renditur si qyteti më i kushtueshëm në botë, është bërë jashtëzakonisht i shtrenjtë në vitet e fundit mes inflacionit të vazhdueshëm, rritjes së kostove të banesave publike dhe ngadalësimit të ekonomisë.
Por mbështetësit e sistemit të kuotave thonë se ai ka ndihmuar në kursimin e Singaporit nga lloji i mbingarkesës nga e cila “rënkojnë” në mënyrë rutinore kryeqytetet e tjera të Azisë Juglindore si Bangkok, Xhakarta dhe Hanoi.
Siç bëhet e ditur më tej, ata që nuk mund të përballojnë një Certifikatë të së Drejtës mund të përdorin gjithashtu sistemin e gjerë të transportit publik të Singaporit, siç theksojnë.
Në rast të dështimit të kësaj, ekziston mundësia për të marrë një motoçikletë – lejet për të cilat janë në me një shumë pak “më të arsyeshme” – në 7,930 dollarë (10,856 dollarë Singapori). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë