Në kërkim të një hapi të ri në karrierë? ISA Consulting po zgjerohet dhe po kërkon talente të reja!

Tregu i sotëm i punës numëron me dhjetëra mijëra kompani, por të pakta janë vendet ku mund të rritesh bashkë me ekipin.
ISA Consulting është një prej atyre vendeve.
Ne jemi një kompani ndërkombëtare e specializuar në shërbime teknologjie dhe konsulence strategjike, duke ofruar zgjidhje të avancuara për klientë globalë në fusha si zhvillimi i softuerit, inxhinieria e infrastrukturës, inteligjenca artificiale, automatizimi, analiza e të dhënave, etj.
Që nga viti 2007, kemi ndërtuar një ekip që sot numëron mbi 700 profesionistë në 7 shtete të ndryshme dhe jemi krenarë që rritemi çdo vit, jo vetëm në shifra, por edhe në përvojë, njohuri dhe mundësi të reja për punonjësit tanë.
Sot kemi më shumë se 40 pozicione të lira pune, kryesisht në role si:
-Inxhinier për Infrastrukturë IT
-Inxhinier i Mbështetjes Teknike
-Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë së Softuerit
-Inxhinier i Zhvillimit të Softuerit
-… dhe role të tjera që mund t’i eksploroni KËTU
Çfarë e bën ISA Consulting një vend të veçantë për të punuar?
Në ISA, punonjësi është në qendër të çdo gjëje që ndërtojmë. Ne besojmë se në një ambjent ku ndihesh i vlerësuar, puna e përditshme merr një tjetër formë, ndaj përpiqemi që rritja profesionale dhe marrëdhënia njerëzore të ecin krah për krah.
Nga ky përkushtim i përditshëm lindin zgjidhje që funksionojnë dhe bashëpunime me partnerë strategjikë që zgjasin. Çdo projekt që realizojmë bart me vete gjurmën e këtij përkushtimi njerëzor.
Përfitimet që ofrojmë:
-Pagë konkurruese dhe bonuse motivuese;
-Sigurim shëndetësor privat për punonjësit, fëmijët, bashkëshortët dhe prindërit e tyre;
-Pushime të paguara sipas Kodit të Punës të shtetit të punësimit;
-Punë në zyrë ose në distancë dhe orare fleksibël;
-Trajnime dhe certifikime të paguara për zhvillim profesional;
-Një kulturë që mbështet rritjen, inovacionin dhe mirëqenien e ekipit.
Procesi i aplikimit:
Vizitoni faqen tonë me pozicionet e hapura: https://www.isaconsulting.com/open-positions
Zgjidhni rolin që i përshtatet profilit tuaj, dërgoni CV-në në prosper@isaconsulting.com dhe ndryshoni rrjedhën e karrierës suaj!
Na ndiqni në rrjetet tona sociale për më shumë lajme, mundësi karriere dhe histori suksesi nga ekipi ynë!
LinkedIn: ISA Consulting
Instagram: ISA Consultinggroup
Facebook: ISA Consulting2024
TikTok: @isaconsulting















































