LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 10° clearsky_day

Në Junik nderohen 38 martirët e kombit

Në Junik nderohen 38 martirët e kombit

Në 80-vjetorin e vrasjes dhe likuidimit të 12 burrave të parisë së Junikut, në burgun famëkeq të Gjakovës në krye me prijësin e tyre Ali Bajraktari dhe 26 junikasve te tjerë të vrarë në ngujimin e Junikut, në organizim të komunës së Junikut është organizuar akademi përkujtimore.

“Ali Bajraktari, Avdyl e Tafë Hoxha, Ali Kuçi, Shyt Kasumi, Ali Goçi, Canë Gacaferi, Januz Krasniqi, Haxhë Krasniqi, Musë Maloku, Avdyl dhe Xhemë Gacaferi. Sot jemi këtu për të ngritur zërin e historisë për të kthyer para brezave emrat e këtyre burrave që sakrifikuan gjithcka dhe jetën e tyre për idealet më të larta të lirisë dhe dinjitetit kombëtar”, tha Ruzhdi Shehu, kryetar i Komunës së Junikut.

“Kësisoji LNC nga një luftë antifashiste u tjetërsua në një luftë të përgjakshme për pushtet dhe komunizëm kundër pjesës tjetër të shqiptarëve, madje edhe kundër atyre patriotëve që luftonin për një Shqipëri demokratike me orientim përendimor. Pikërisht kësaj ideje lagpamëse ju përveshen edhe burrat e Junikut në krye me Ali Bajraktarin duke e paguar me jetë qëndrimin e tyre atdhetar dhe vizionar”, tha Muhamet Mala, historian.


Që nga 21 dhjetori i vitit 1944 deri më 26 janar të vitit 1945 ish-regjimi jugosllav në përpjekje për të shuar çdo shkëndijë të rezistencës në Junik dhe rrethinë  i ekzekutoi  barbarisht në burgun e Gjakovës 12 kryengritës junikas, ndërsa në Junik i vrau dhe masakroi edhe 26 të tjerë.

Një vit më vonë, gjatë një rezistence në Rrasë të Zogut, ra heroikisht patrioti dhe intelektuali i rrallë i kohës, Sali Beqë Gacaferi, sot hero i Kosovës./rtk

Në trend

Më shumë

"S’jam ndier ndonjëherë më e fëlliqur, vë jorganin në mes, më kthen kurrizin", Egli përlotet pas një momenti të sikletshëm me Gjestin

Magazina
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Evropa
Kalo në kategori