Mbrojtësi me përvojë, Russell Westbrook, është ende lojtar i lirë, por një video e tij duke u stërvitur individualisht në jaht ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Westbrook postoi videon në Instagram, duke treguar se etika e tij e punës nuk është vënë kurrë në dyshim gjatë karrierës pothuajse dy-dekadëshe.


Megjithatë, ishte e veçantë dhe interesante të shihej një superyll duke stërvitur edhe në kushte luksoze si një jaht.

Ai kaloi sezonin 2024/25 me Denver Nuggets, ku mesatarisht shënoi 13.3 pikë, 4.9 kërcime dhe 6.1 asistime në 75 ndeshje, para se të bëhej agjent i lirë në fillim të verës.

Para Denver Nuggets, Russell Westbrook ka luajtur për Oklahoma City Thunder, Houston Rockets, Washington Wizards dhe Los Angeles Lakers. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app