Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 20.02.2026 - 26.02.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1.833 gjoba.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i 12 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim i 15 aksidenteve të trafikut me të lënduar, shqiptuar 24 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, shqiptuar 43 gjoba për përdorim të telefonit, shqiptuar 25 gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 77 ngasës.


Tutje në njoftim thuhet se "Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës". /Telegrafi/