Në Gjilan, gjendet pa shenja jete një person

Një person është gjetur pa shenja jete, në Gjilan.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në fshatin Bresalc, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, njësit përkatëse edhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































