LAJMI I FUNDIT:

Në Gjakovë arrestohen inspektori i ATK-së dhe një kontabilist për marrje ryshfeti

Në Gjakovë arrestohen inspektori i ATK-së dhe një kontabilist për marrje ryshfeti
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, ka arrestuar gjatë të martës dy persona në Gjakovë të dyshuar për për veprat penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 260 dhe ,,Marrja e ryshfetit” nga neni 421 KPRK-s.

Sipas komunikatës për medie të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë pas pranimit të informacioneve nga një ankues i cili kishte raportuar se një person kishte kërkuar ryshfet.

Njëri nga të dyshuarit është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë prej pesëqind eurosh.


“Pas pranimit të informacioneve nga ankuesi i rastit lidhur me një person të dyshuar i cili i kishte kërkuar ryshfet të njëjtit, përmes një personi të dytë, në këmbim të mos-shqiptimit të gjobës apo kontrollimit të biznesit të tij, Policia e Kosovës ka aplikuar masat e fshehta të hetimit, saktësisht “blerje të simuluar”, me ç’rast është arrestuar në flagrancë njëri nga të dyshuarit (kontabilist) i cili nga ankuesi kishte pranuar një shumë parash prej 500 (pesëqind) euro, para të cilat janë pranuar për të dyshuarin tjetër (inspektor i ATK-së)”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në lidhje me rastin po ashtu është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës.

“Gjatë zbatimit të kësaj urdhërese është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (inspektor i ATK-së). Lidhur me rastin, personat e dyshuar të arrestuar janë: D. F. i lindur me 1977 m/kosovar dhe B. H. i lindur me 1990 m/kosovar. Pas intervistimit të të dyshuarve, në konsultim me prokurorin kompetent, me vendim të tij i dyshuari D.F. (inspektor i ATK-së) është ndaluar në mbajtje, ndërsa i dyshuari B.H. është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori