Në Ferizaj, 140 bujq përfitojnë pajisje bujqësore në kuadër të skemës së subvencioneve

Në Ferizaj është përmbyllur cikli i mbështetjes për sektorin e bujqësisë për këtë vit, me shpërndarjen e 140 pajisjeve bujqësore për fermerët lokalë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, duke theksuar se viti 2025 ka qenë ndër vitet me mbështetjen më të madhe për bujqit ferizajas.
Sipas tij, skema e subvencioneve e udhëhequr nga Drejtoria e Bujqësisë ka mundësuar investime të rëndësishme që synojnë fuqizimin e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e fermave në komunë.
Aliu u shpreh se mbështetja për bujqit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me qëllim që sektori bujqësor të mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































