Në 57 vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit Agim Ramadani, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani e ka përkujtuar heroin duke thënë se erëra të forta po fryjnë kufijve tanë me shpresën se mund t’i lēvizin, shtyjnë ma anash për ca hektarë.
Në një postim në Facebook, bashkëshortja e heroit thotë se “Çdo herë jam lutur ti çelësh sytë e të shikosh lirinë që me gjak e lave, sot shpresoj që nuk na sheh e na dëgjon! Pusho i qetë shpirti im, se ti vetëm ditëlindje ke! Pusho, me bindjen se ngjyrat e lirisë janë ashtu siç i ëndërrove e pikturove me dashurinë e përjetshme!”
“Ti ke ditur t’i lexosh sytë e njerëzve, të zbulosh të fshehtat e tyre e thikat pas shpine që t’i ruanin! Po tash janë shumuar thikat shpirti jem, në çdo anë secili ther secilin, e fshihet pas maskës së liderit. Ideali u shkel e harru si të zhdukurit e luftës. ëndrrat e bukura u shëmtuan e po shndërrohen në makthe të humburish që se gjejnë rrugën e dritës!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Shukrije Ramadanit:
“Për ditëlindjen Tēnde! Si ta uroj ditëlindjen shpirti im?! Në lulen e rinisë me gjakun tënd lave ëndrrat tua për Shqipërinë e bashkuar. Shum gjëra u bënë ndryshe qe 21 vite të mungesës sate! Erëra të forta po fryjnê kufinjëve tanë me shpresën se mund të ju lēvizin, shtyjnë ma anash për ca hektarë,ose të ju përvetësojnë e me emrin tuaj të na bindin se kjo ishte edhe êndrra e juaj. Po harrojnë se gjaku i derdhur ecë lirshëm damarëve të tokës së lashtë pellazge e cila nuk falet aq lehtë, se frymon dhembje. Ti prekësh ata damarë e prek shpirtin epokave të qëndresēs. Ndoshta më mirē që na u mbyllën rrugët kah ju e lulet u vyshkēn nē duar, se do të habiteshe me pamjen e përqudnueme të botës njerëzore që do të vizitonin. Njerëz pa fytyra veq me sy. Kishin ardhur aq shum sy e ua kishim prishur qetësinë! Ti ke ditur ti lexosh sytë e njerëzve, të zbulosh të fshehtat e tyre e thikat pas shpine qē ti ruanin! Po tash jan shumuar thikat shpirti jem,në çdo anë secili therr secilin.e fshehet pas maskes së liderit. Ideali u shkel e harru si të zhdukurit e luftës. Êndrrat e bukura u shëmtuan e po shëndrrohen në makthe të humburish që se gjejnë rrugën e dritës! Asesi spo e gjejmë kush është Diogjeni, kujt t’ia besojmë shpirtin kur dreqërit me rroba engjujsh po vishen e mbi kokat tona daullet e patriotizmit i rrahin në emër të dheut e atdheut. Çdo herë jam lutur ti qelësh sytë e të shikosh lirinë që me gjak e lave, sot shpresoj që nuk na sheh e na dëgjon! Pusho i qetë shpirti im, se ti vetëm ditëlindje ke! Pusho, me bindjen se ngjyrat e lirisë janë ashtu siç i ëndërrove e pikturove me dashurinë e përjetshme!” (sic), ka shkruar Ramadani.
Agim Ramadani kishte lindur më 3 maj 1963 në Zhegër. Komandanti i UÇK-së, Agim Ramadani- Katana, ra heroikisht më 11 prill 1999 në betejën e lavdishme të Koshares/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Zyrtarizohet lista e hapur e kandidatëve të PD-së në qarkun e Tiranës

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët