LAJMI I FUNDIT:

Në buxhetin e vitit 2021, Qeveria fut edhe ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Në buxhetin e vitit 2021, Qeveria fut edhe ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021. Qeveria e ka futur në buxhet edhe projektimin e Autostradës së Dukagjinit.

Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tregoi edhe për kapitalet që janë shtuar, transmeton Telegrafi.

“Një projekt të cilin e kemi kontraktuar më herët por duhet fonde shtesë për të finalizuar është ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, Istog-Pejë- Deçan- Gjakovë”, tha ai.


Qeveria miraton Projektbuxhetin për vitin 2021
Lexo po ashtu Qeveria miraton Projektbuxhetin për vitin 2021

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami pohoi se buxheti i përgatitur është gjithëpërfshirës, transmeton Telegrafi.

“Kemi përgatit një buxhet gjithëpërfshirës, jemi duke u përballur me një sfidë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Situata pandemike ka imponuar që të marrim masa agresive, ashtu që këtë sfidë ta kalojmë me sukses. Ky dokument reflekton synimet kyçe të Qeverisë, që janë beteja për ta mposhtur pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike. Për secilën kategori do të ketë mjete të mjaftueshme. 6.7 përqind pritet të tkurret ekonomia këtë vit si pasojë e pandemisë. Gjatë vitit 2021 pritet të rritet me 5.2 përqind. Parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta. Kontributi kryesor në rritjen ekonomike pritet të vijë nga eksporti”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori