LAJMI I FUNDIT:

Në akademinë për Haki Rugovën, Abdixhiku: Emri i tij është gravuar në historinë moderne të Kosovës

Në akademinë për Haki Rugovën, Abdixhiku: Emri i tij është gravuar në historinë moderne të Kosovës

Është mbajtur mbledhja komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Haki Rugovës – ish-nënkryetarit të LDK-së, ish-kryetarit të Komunës së Istogut, njëherësh veprimtarit të ditëve para të rrugëtimit për liri e pavarësi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përkujtoi personalitetin e Haki Rugovës.

“Hakiu ishte një personalitet i veçantë, siç ishte e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë. Ishte i vendosur, vizionar e këmbëngulës në qëndrimet e tij. Ata që patën nderin ta njohin nga afër, flasin për një burrë fjalëpak por me peshë; për një njeri modest por të vendosur. Mbi të gjitha, për një besues të pakompromis të rrugëtimit politik institucional e Rugovist. Ai nuk kurseu asgjë nga vetja për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë”, tha ai.


I jepet lamtumira e fundit Haki Rugovës
Lexo po ashtu I jepet lamtumira e fundit Haki Rugovës

Abdixhiku ndër të tjerash ka folur edhe për veprimtarinë e Rugovës dhe rrugëtimin e tij.

“Në Istog, veprimtaria e tij politike ishte ngushtë e ndërlidhur me qytetarët që vazhdimisht i dhanë besim. Ai, në tre palë zgjedhje lokale nga viti 2000 deri në 2009, u zgjodh anëtar i Kuvendit të Komunës së Istogut. Pas shërbimit si Kryeshef Ekzekutiv e Zëvendës Kryesues i Kuvendit Komunal, në vitin 2010, Haki Rugova ishte zgjedhur si prijëtar i Komunës së Istogut. Këtë detyrë, me besim të rikonfirmuar në tri palë zgjedhje, ai e ushtroi për 11 vite”, ka thënë Abdixhiku, transmeton KP.

Ai për emrin e tij tha së është i gravuar jo vetëm në shtëpinë politike, por edhe në historinë moderne të Republikës së Kosovës.

“Haki Rugova, nga dje iu bashkua vargut të pasosun të burrave të mëdhenj të Kosovës që në vite e rrethana të ndryshme ikën nga kjo botë pasi kishin dhënë gjithçka nga vetja e tyre për vendin tonë. Për këtë ndihuni krenar të gjithë. Emri i tij është i gravuar jo vetëm në shtëpinë politike tonën, por në historinë moderne të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori