LAJMI I FUNDIT:

Në 25 vjetorin e anëtarësimit të Çekisë në NATO: Ngjarja që ndryshoi rrjedhën e historisë

Në 25 vjetorin e anëtarësimit të Çekisë në NATO: Ngjarja që ndryshoi rrjedhën e historisë

“Qëllimi ynë i përbashkët, me kalimin e kohës, është që të bëjmë për Lindjen e Evropës atë që tashmë NATO ka ndihmuar për ta bërë për Perëndimin e Evropës. Në mënyrë të qëndrueshme dhe sistematike, do të vazhdojmë të fshijmë vijën e tërhequr në Evropë nga çizmja e përgjakshme e Stalinit”, ka thënë njëzet e pesë vjet më parë, Sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, derisa mirëpriste anëtarët e parë (të rinj) të NATO-s, që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Fatkeqësisht, sot në Evropë po vihet një vijë e re – nga një diktator me një tjetër emër, i cili pa turp po kryen të njëjtat krime të tmerrshme si ai i mëparshmi.

Një mësim nga e kaluara: Njëzet e pesë vjet më parë, më 12 mars, Çekia, Polonia dhe Hungaria u bënë vendet e para nga ish-Blloku Lindor që u bashkuan me NATO-n. Kjo ngjarje ndryshoi rrjedhën e historisë, si për Çekinë ashtu edhe për NATO-n.


Integrimi i suksesshëm i këtyre tri vendeve në politikat dhe strukturat e NATO-s ndihmoi në hapjen e dyerve për vendet e tjera të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Qysh në vitin 2002, Praga priti një Samit të NATO-s ku u mor vendimi për një valë tjetër zgjerimi.

Zgjerimi i NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore ishte me rëndësi dhe urgjencë më të madhe sesa mund ta imagjinonin arkitektët e saj. Si do të dukej Evropa sot nëse liderëve të Perëndimit në atë kohë t’u duheshin 10 vjet për ta menduar mirë? Nëse Çekia, e udhëhequr nga Václav Haveli, nuk do të përdorte lirinë e saj të sapofituar, kapitalin politik dhe vendosmërinë për t’u bashkuar me Perëndimin? NATO ndoshta nuk do të kishte gjetur kurrë guximin për t’u angazhuar në mbrojtjen e Evropës Qendrore. Ndoshta sot do të kishim frikë se do të mbizotëronte lodhja perëndimore me Evropën Qendrore dhe se, në interes të paqes, Perëndimi do të pranonte ndikimin ose kontrollin rus të Rigës, Varshavës, madje edhe Pragës?

Ne demonstrojmë përkushtimin tonë të palëkundur për sigurinë e përbashkët, përmes përpjekjeve tona diplomatike të përditshme, përfshirjes sonë aktive në operacionet aktuale dhe historike të aleatëve – si ato në Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme – dhe mbështetjen tonë të palëkundur për mbrojtjen e Ukrainës, ilustruar nga iniciativat si programi i fundit i municionit.

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2014 dhe përshkallëzimi i mëvonshëm në 2022, shërbeu si kujtesë e fortë e rolit vendimtar të NATO-s në mbrojtjen kolektive. Tani po përgatitemi për një kapitull të ri në historinë e Aleancës së NATO-s. Ukraina, e cila i ka dalë me guxim ushtrisë ruse, e gjen veten në një situatë të vështirë. Pavarësisht se nuk është integruar në NATO apo në BE, Ukraina ka sakrifikuar shumë më tepër për vlerat perëndimore se çdo vend tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne nuk duhet të heqim dorë nga partneri ynë. Duhet t’i ofrojmë garanci të besueshme sigurie.

Në botën e sotme, derisa regjimet autoritare përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe mënyrën tonë të jetesës, jemi dëshmitarë të pasojave të mungesës së rregullave. Me dyshimet për kohezionin dhe të ardhmen e Aleancës, që dalin nga vende të ndryshme në Evropë dhe ShBA-ja, është e qartë se një NATO më e fortë është thelbësore – tash më shumë se kurrë. Derisa bota ka qenë gjithmonë një vend i ndërlikuar, vjen një moment kur veprimi është i nevojshëm. Vëzhgimi i një problemi mund të duket më i lehtë, por shpeshherë çon në një rrugë pa krye. Që nga viti 1999, Çekia ka qëndruar krah për krah me aleatët e saj dhe së bashku ne përparojmë duke trasuar rrugën përpara.

(Autori është ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë)

Në trend

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

A e dini se...
Kalo në kategori