Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se edhe këtë vit, Qeveria e Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët.
Mirëpo, ka thënë se për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.
“Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni”, ka shkruar Murati në Facebook.
“Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave”.
Ai tutje ka treguar edhe hapat që duhet ndërmarrë.
“Hapi 1: Para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta blini online përmes linkut më poshtë:
https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL”.
“Hapi 2: Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular: https://masa4-5.rks-gov.net”.
Murati ka bërë të ditur se “polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë”.
“Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik. Rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që keni blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij