LAJMI I FUNDIT:

Ndryshohen ‘këshillat për ilaçet’ e HIV-it

Ndryshohen ‘këshillat për ilaçet’ e HIV-it

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po lëshon udhëzime të reja për mjekimin e pacientëve me HIV.

Me udhëzimet e reja, numri i personave që marrin ilaçet anti-retrovirale, mund të dyfishohet.

OBSH po rekomandon që mjekimi të nisë një a dy vjet më herët, duke u bazuar tek një studim i ri.

Studimi ka treguar se një hap i tillë, edhe pse i kushtueshëm, do t’i përmirësojë ndjeshëm gjasat e të infektuarve për të mbijetuar.


Për momentin, 4 milionë vetë në mbarë botën marrin ilaçe anti-retrovirale, por me rekomandimet e fundit, numri pritet të dyfishohet.

Studime të reja

Për herë të fundit, OBSH bëri rekomandime për pacientët me HIV-it para tre vjetëve.

Por që nga ajo kohë, studimet kanë treguar se ata që fillojnë mjekimin me ilaçet retrovirale kanë më shumë gjasa për të mbijetuar.

Kështu që tani OBSH-ja thotë se pacientët duhet të fillojnë t’i marrin ilaçet një a po dy vjet më parë nga norma aktuale.

Organizata thotë se ilaçet duhet t’u jepen dhe nënave me fëmijë në gji dhe grave shtatzëna që janë HIV pozitive.

Me këtë, thotë organizata, gjasat e mbijetesës së tyre shtohen dhe reduktohet rreziku i kalimit të virusit tek foshnjat. /bbc/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori