Për shkak të ndryshimeve klimatike, vitet e fundit ndryshimet e kushteve të motit dhe të temperaturës së ajrit kanë ndodhur krejt papritur.
Ndryshimet e tilla të papritura nuk i lejojnë organizmit tonë që të përshtatet me to, prandaj njerëzit, veçanërisht ata me sëmundje kronike, reagojnë ndaj tyre me simptoma të ndryshme.
Shumica prej nesh të paktën një herë kanë ndier ndryshime në trup për shkak të një ndryshimi të papritur të motit. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, lista e sëmundjeve meteorotropike – pra sëmundjet kronike, përkeqësimi i të cilave mund të ndikohet nga një kërcim ose rënie e papritur e temperaturës – përfshin më shumë se 50 sëmundje.
Kur moti ndryshon dhe temperatura ulet, mund të presim një disponim të keq, pagjumësi, dhimbje koke, dhimbje në nyja, kocka, muskuj. Ndryshimet e papritura të temperaturës do të ndjehen më shumë nga pacientët kronikë dhe të moshuarit – thonë ekspertët.
Me një ndryshim të papritur të motit, pacientët me problem të zemrës duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Enët e gjakut dihet se zgjerohen dhe tkurren në nxehtësi dhe në të ftohtë, gjë që mund të shkaktojë luhatje të presionit të gjakut.
Ndryshimi i temperaturës në një kohë të shkurtër prej vetëm disa gradësh shkakton ngushtimin e arterieve, qarkullimin e kufizuar të gjakut dhe mungesën e oksigjenit që arrin në zemër, e cila për shkak të motit të ftohtë pompon gjakun më shpejt për të ruajtur nxehtësinë e trupit. Më pas rritet presioni dhe rreziku i sulmit në zemër është më i madh.
Për shkak të rënies së menjëhershme të temperaturës, personat që kanë probleme me tensionin e gjakut, si dhe probleme me zemrën, nuk duhet të ekspozohen ndaj përpjekjeve të tepërta apo punës së rëndë fizike dhe duhet të marrin terapi të rregullt.
Sulmet e astmës mund të ndodhin për shkak të rritjes së lagështisë në ajër ose për shkak të një përqendrimi më të lartë të polenit që shpesh sillet nga stuhitë, të cilat në të njëjtën kohë ftohin ajrin dhe sistemin e frymëmarrjes, gjë që bën që bronket në mushkëri të ngushtohen dhe ta bëjnë frymëmarrjen të vështirë.
Për personat me astmë, një reagim i tillë mund të jetë i rrezikshëm, prandaj rekomandohet të merret terapia e përshkruar si parandalim dhe të monitorohet gjendja dhe rrjedha e astmës dhe të ordinohet sipas nevojës.
Personat që vuajnë nga sëmundjet reumatizmale mund të ndjejnë dhimbje në kocka dhe muskuj. Arsyeja e lidhjes mes ndryshimit të motit dhe dhimbjes së shtuar reumatizmale qëndron në ndryshimin e presionit të ajrit, lagështisë dhe temperaturës.
Këta tre elementë ndryshojnë më së shumti gjatë motit të ftohtë dhe stuhive. Domethënë, kur presioni bie, nyjat tendosen dhe duke pasur parasysh se janë të mbushura me mbaresa nervore, ndihet dhimbje.
Një parakusht i mirë për zbutjen e efekteve negative të motit është një dietë e shëndetshme dhe e duhur, në të cilën të gjitha ushqimet e rëndësishme përfaqësohen në mënyrë optimale, marrja e një sasie të mjaftueshme të lëngjeve dhe aktiviteti fizik i moderuar.
Një gjumë i mirë dhe cilësor prej tetë orësh është i domosdoshëm nëse duam që trupi t’i përballojë ndryshimet që pasojnë. Jini të moderuar me analgjetikët, qetësuesit dhe pijet stimuluese (kafe, alkool etj.).
Pacientët kronikë duhet të marrin rregullisht barnat e përshkruara dhe nëse efektet negative të kohës janë të shpeshta ose përkeqësohen, është e nevojshme të konsultohen me mjekun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania