Ndryshimet ekstreme të disponimit, çka është çrregullimi bipolar? Flet neuropsikiatri Rexhepi

Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për çrregullimin bipolar.
Çrregullimi bipolar është një çrregullim mendor që karakterizohet nga ndryshime ekstreme në humor.
Doktori Rexhepi në këtë podcast ka sqaruar më shumë rreth këtij çrregullimi.
“Është një çrregullim ku ndërrojnë fazat, kur e kemi fazën manike dhe hipomanike... kur personat një periudhë të caktuar kohore janë shumë depresivë, të tërhequn dhe kanë pasqyrë klinike të një depresioni. Ndërsa, faza tjetër është kur ara janë hiperaktivë, të pandalshëm, të disponueshëm, mbi-disponim dhe këto faza janë ciklike”, tha ai.
Podcastin e plotë ku neuropsikiatri Rexhepi flet për shëndetin mendor dhe çrregullimet e sëmundjet mendore mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

















































