Ndoshta nuk e keni ditur: Këta aktorë nuk jetojnë më (Video)

Yjet e filmave amerikanë, siç janë Michael Clarke Duncan e Brittany Murphy, nuk jetojnë qe disa vite, ndërsa vdekja e tyre është përfolur me javë nëpër media.
Mirëpo, krahas tyre janë edhe një numër aktorësh, për vdekjen e të cilëve është folur më pak, prandaj fansat që i kanë pëlqyer filmat e tyre mund të mendojnë se ata janë akoma gjallë.
Prandaj, kanali Looper në YouTube ka bërë një video për të nderuar aktorët, për vdekjen e të cilëve nuk është folur shumë.
Në video përmenden yjet, të cilët kanë ndërruar jetë pas karrierës së tyre të bujshme apo disa që ishin në fillet e saj.
Mes tyre janë Lee Thompson Young, Heather O’Rourke, Dominique Dunne, Brad Renfro, Jonathan Brandis, Dana Plato, Lisa Robin Kelly, Thuy Trang, Harold Ramis, Andy Hallett, Taylor Negron e "Rowdy" Roddy Piper. /Telegrafi/



























































