Marco Verratti ka marrë një nga kartonët e verdhë më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë në futboll.  

Ngjarja ndodhi në ndeshjen e sotme(shtunë) të PSG-së në udhëtim ndaj Nantes, ku Verratti ia ktheu topin me kokë portierit të tij, Kevin Trapp, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, kthimi i topit ishte paksa poshtërues sipas gjyqtarit dhe kështu vendosi ta ndëshkoj me të verdh mesfushorin italian.

E gjithë kjo, pasi në futboll ekziston edhe një kod i etikës, i cili ndaloj futbollistët që t’i poshtërojnë kundërshtarët.

verratti 1

Pas këtij ndëshkimi pati shumë protesta nga futbollisti dhe bashkëlojtarët e tij, por vendimi i gjyqtarin mbeti i pandryshuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app