Shumë njerëz i druhen vdekjes, kryesisht për shkak të perceptimit që kanë se mund të ndjejnë dhimbje, apo simptoma të tjera të tmerrshme, teksa momenti po afron.
Shpesh besohet se kujdesi paliativ mund të mos e lehtësojë këtë dhimbje dhe shumë vdesin me dhimbje të tmerrshme. Por në fakt, diçka e tillë është shumë e rrallë.
Të dhënat tregojnë se dhimbja dhe simptomat e tjera, si lodhje, pagjumësi apo probleme me frymëmarrjen, në fakt përmirësohen ndërkohë që njerëzit i afrohen vdekjes.
Në një artikull të sajin, përditshmja britanike “DailyMail” shkruan se më shumë se 85 përqind e pacientëve në kujdes paliativ nuk kanë simptoma të rënda në kohën që vdesin.
Të dhënat që vijnë nga një qendër e tillë në Australi, tregojnë se përgjatë dekadës së fundit, ka pasur një përmirësim të dukshëm të lehtësimit të dhimbjes përpara vdekjes.
Janë një sërë faktorësh që luajnë rol në një kujdes paliativ sa më efektiv, si kujdesi ndaj nevojave të pacientit, mjekimet më të mira etj.
Megjithatë, jo të gjithë marrin të njëjtin kujdes në fund të jetës së tyre. Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit në Australi vdesin rreth 160 mijë persona dhe përllogaritet se 100 mijë e këtyre vdekjeve janë të parashikueshme. Megjithatë, vetëm 40 mijë prej tyre marrin kujdes të specializuar paliativ.
Në të gjithë botën përllogaritet se rreth 40 milion persona kanë nevojë për kujdes paliativ, 78 përqind e të cilëve jetojnë në vende me të ardhura mesatare. Vetëm 14 përqind e atyre që kanë nevojë për këtë kujdes arrijnë që ta marrin.
Çfarë është kujdesi paliativ
Kujdes Paliativ quhet trajtimi gjithëpërfshirës për personat që vuajnë nga sëmundje të cilat janë kërcënuese për jetën, të tilla si: kanceri, çrregullimet progresuese polmonare, neurologjike, renale, HIV/AIDS etj.
Kujdesit Paliativ trajton jo vetëm çështjen e vuajtjes fizike nga sëmundja, por edhe çështje që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet: fiziologjike, sociale, psikologjike e shpirtërore.
Kjo është arsyeja që Kujdesi Paliativ nuk kufizohet vetëm në përkujdesjen ndaj të sëmurit, por adreson edhe nevojat e familjarëve dhe të komunitetit që e rrethon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë