LAJMI I FUNDIT:

Ndihmonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohen dy shtetas në Gjirokastër

Ndihmonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohen dy shtetas në Gjirokastër

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të dy shtetasve për veprimtarinë kriminale të dhënies së ndihmës për shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Shtetasit A. M., 51 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Lazarat në Gjirokastër, kanë pritur dhe strehuar pesë emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut që kishin si qëllim kalimin në vendet e Bashkimit Evropian, ka njoftuar policia.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. M. u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.


“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celulare”, ka shtuar policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori