LAJMI I FUNDIT:

Ndihmoni vajzën shqiptare nga Prilepi e sëmurë rëndë nga Skolioza, Fondi Shëndetësor nuk reagon (Foto)

Ndihmoni vajzën shqiptare nga Prilepi e sëmurë rëndë nga Skolioza, Fondi Shëndetësor nuk reagon (Foto)

Vajza shqiptare nga Prilepi disa ditë me radhë ka probleme me deformimin e shtyllës kurrizore që ndryshe njihet si Skolioza dhe që i pengon edhe frymëmarjen. Për këtë rast Fondi Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë nuk reagojnë për të ndihmuar Edinën 17 vjeçare nga Prilepi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është e tmerrshme kemi humbur shumë kohë duke na shëtitur mjeku lartë-poshtë dhe në fund asgjë. Mjeku tha se nuk ju jap mendim konziliar që vajza yte të shërohet jashtë Maqedonisë. Kam shumë nevojë për ndihmë, nuk e di ku e kam kokën nga mërzia se mund ta humb vajzën e cila çdo minut vuan, qanë dhe në disa raste edhe mërzitet nga jeta. Unë jam një nënë shqiptare që kam fatin të jetojë në Prilep ku dominojnë maqedonasit. Është vështirë jeta këtu, le ta dijë gjithë bota, unë jam nënë e gjashtë fëmijëve, Edina është fëmija im i parë. Jetoj me qira dhe nuk kam ta paguajë as shtëpi, dita-ditës mund të më nxjerrin edhe në rrugë. Burri është i sëmurë dhe nuk mund të punojë. I lus të gjithë njerëzit që së paku ata që e ndjen veten human të më ndihmojnë, sepse jam në hall shumë të madh. Veten e lë keq vetëm që ti ngop me bukë fëmijët e mi. Ndonjëherë nuk më ze gjumi natën për shkak se nuk di se nesër a do të kem buk për fëmijët”, ka rrëfyer nëna Dashurie për Zhurnal.

Nëna e Edinës ka apeluar për ndihmë, mënyrat mund t’i gjeni më poshtë./Telegrafi/


Edina 17 vjecare

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori