Milani është në kërkim të një mbrojtësi të ri qendror për sezonin e ri.

Largimi i Alessio Romagnolit në drejtim të Lazios ka lënë boshllëk në repartin defensivë dhe Rossonerët janë duke kërkuar mbrojtës.


Edhe në ndeshjet parasezonale është parë nevoja që skuadra e Pilot të përforcohet në atë repart, pasi kanë pësuar shumë gola.

manchester city v tottenham hotspur premier league 2

Qendërmbrojtësi anglez i Tottenham Hotspur, Japhet Tanganga pëlqehet shumë nga Paolo Maldini.

Ndërkohë në listën e legjendës së Milanit është edhe francezi Evan Ndicka që ka shkëlqyer viteve të fundit me Eintracht Frankfurtin.

tottenham s extreme goal threatening target tells the club he wants to leave

Për Tangangan, Rossonerët duan ta marrin huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Në anën tjetër për Ndickan skuadra gjermane Frankfurt po kërkon 20 milionë euro, derisa Milani nuk është në gjendje të ofrojë më shumës e 10 duke marrë parasysh se kontrata e futbollistit skadon në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app