Ndezje e qëllimshme e zjarrit në një hapësirë publike në Malishevë, policia rikujton se veprimet e tilla janë të ndaluara me ligj

Stacioni Policor në Malishevë po ndërmerr masa të vazhdueshme për parandalimin e djegieve të cilat shkaktojnë ndotje të ajrit dhe rrezikojnë përhapjen e zjarrit.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në një rast të fundit, më datë 25.06.2025, në Komunën e Malishevës, një person është identifikuar për ndezjen e qëllimshme të zjarrit në një hapësirë publike e cila është zonë e banuar dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 euro.
Tutje në njoftim thuhet se policia rikujton se veprimet e tilla si djegia e mbeturinave dhe materialeve të tjera është e ndaluar me ligj, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur rreziku për përhapjen e zjarrit është më i madh.
Policia apelon te qytetarët që të shmangin çdo lloj djegieje, dhe t’i njoftojnë menjëherë organet e rendit në numrin 192 ose autoritetet lokale për çdo rast të dyshuar. /Telegrafi/


















































