Ndezi zjarr duke rrezikuar shtëpi e pemë, arrestohet 65-vjeçari në Berat

Policia në Berat ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Rabijak, Berat.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, Berat, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./euronewsalbania/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































