Ndeshja Espanyol-Barcelona u ndërpre për disa minuta pasi gjyqtari foli me policinë, mësohet arsyeja pse u ndal loja

Ndeshja mes Espanyolit dhe Barcelonës u detyrua të ndërpritej nga gjyqtari Cesar Soto Grado, pasi atij iu kërkua të komunikonte me policinë, pasi jashtë stadiumit kishte ndodhur një incident, ku një person me makinë është futur në mesin e tifozëve.
Në minutën e tetë të ndeshjes, disa lojtarë të Espanyol u njoftuan se ka ndodhur një incident, duke i bërë me shenjë gjyqtarit spanjoll.
Garcia më pas e ndërpreu ndeshjen përpara se të fliste me anëtarët e të dy stolave dhe policinë.
Loja rifilloi pas disa minutash më vonë, megjithëse dukej se nuk kishte shumë sqarime rreth asaj që kishte ndodhur.
Gjatë ndërprerjes, në rrjetet sociale u postua një video që dukej se tregonte disa tifozë duke që u përplasë nga një automjet jashtë stadiumit të Espanyolit.
Më pas u raportua se shtatë ambulanca u desh të dislokoheshin jashtë stadiumit, ndërsa një video tjetër tregon gjithashtu se policia ishte e pranishme.
Gjithmonë sipas mediave spanjolle, kuptohet që nuk ka pasur lëndime serioze midis spektatorëve. /Telegrafi/




















































