LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Shuto Orizares

Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Shuto Orizares

Këtë pasdite një djalë 23-vjeçar ndërroi jetë në burgun e Shuto Orizares. Drejtori i burgut, Esad Rahiq e konfirmoi informacionin.

“Bëhet fjalë për një djalë 23-vjeçar që ka qenë në paraburgim që nga dhjetori i vitit të kaluar”, tha Rahiq.


Ai mohoi që i arrestuari ishte në karantinë ditët e kaluara, ndërsa njoftoi më shumë detaje do të jepen pas hetimit që po zhvillohet aktualisht, si dhe autopsinë e të ndjerit.

Rasti është paraqitur në polici sot në orën 15:05. Nga Ministria e Brendshme thonë se ekipet po inspektojnë vendin dhe ende nuk ka informacione më të detajuar në lidhje me rastin ose shkaqet e vdekjes.

Kjo është vdekja e dytë në burg brenda një jave. Një i arrestuar që vdiq më 8 prill doli me rezultat pozitiv për coronavirus.

Këto ditë, siç informoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, të arrestuarit po kalojnë një test intensiv. Rezultatet e deritanishme kanë qenë negative, por Filipçe tha se ministria do të lëshojë informacione të hollësishme kur të përfundojnë të gjitha testet./Telegrafi/