LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë këngëtari i gjeneratës së artë të viteve ’80, Fatmir Bajraktari

Ndërron jetë këngëtari i gjeneratës së artë të viteve ’80, Fatmir Bajraktari

Është ndarë nga jeta të premten mbrëma këngëtari i njohur i gjeneratës së viteve ’80, Fatmir Bajraktari.

I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, duke lënë prapa bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Bajraktari ishte i shtrirë prej ditësh në spital dhe po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


Atij do t’i jepet lamtumira e fundit sot (e shtunë) në varrezat e qytetit në Pejë, në orën 15:00.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, ashtu siç edhe rregullat anti-covid për momentin e kërkojnë.

Fatmir Bajraktari ka qenë këngëtar i njohur i gjeneratës së artë të viteve ’80. Ai kultivonte zhanrin Evergreen.

I ndjeri ishte edhe kryetar i Korit famoz ‘Siparantum’, sukseset e të cilit kanë tejkaluar kufinjtë kombëtarë dhe më tej.

Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur SHKA ‘Sofra Pejane’, SHKA ‘Përparimi’, SHKA ‘Marigona’, Okteti ‘PEJA’ si dhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovci. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Magazina
Kalo në kategori