LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë George Young, kantautori dhe producenti i The Easybeats dhe AC/DC

Ndërron jetë George Young, kantautori dhe producenti i The Easybeats dhe AC/DC

Kantautori pionier australian, George Young, ka vdekur në moshë 70 vjeçare.

George, i cili është vëllai i Angus dhe Malcolm Young të “AC/DC”, lindi në Skoci (1946) dhe së bashku me familjen migroi në Australi.

Ai ka qenë fillimisht anëtar i bendit australian, “The Easybeats” (1964-1969) dhe është bashkëshkrues i hitit të tyre, “Friday On My Mind”.


https://www.youtube.com/watch?v=rBJLoYd8xak

Pas ndarjes së grupit, së bashku me Harry Vandan ai vazhdoi të prodhonte disa hite dhe asokohe u bënë kantautorët më të njohur në Australi.

Ata realizuan edhe hitet “Love Is In The Air” e “Yesterday’s Hero” për John Paul Young.

Harry Vanda, Geroge Young, Little Stevie Wright, Dick Dimonde dhe Gordon Fleet nga grupi “The Easybeats” (Getty)

Njëherësh vazhduan të bashkëpunonin me legjendarët e “AC/DC”, ku ishin anëtarë dy vëllezërit e Young.

Në një komunikatë të lëshuar nga “AC/DC” thuhet se grupi nuk do të ekzistonte pa ndihmën dhe orientimin e George.

“Si muzikant, kantautor, producent, këshilltar dhe shumë, shumë më tepër, nuk do të mund të kërkonit një njeri më të përkushtuar se ai”.

“Nuk mund të gjeje një vëlla më të mirë. Gjithmonë do ta kujtojmë me mirënjohje dhe do ta mbajmë pranë zemrave tona”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Gjesti - Loredanës: E vërteta është që ti nuk ke pikë ndjenja për Jozin

Gjesti - Loredanës: E vërteta është që ti nuk ke pikë ndjenja për Jozin

Magazina
Shihet duke lëvizur ngadalë, Mariah Carey shqetëson fansat me performancën e saj në Las Vegas

Shihet duke lëvizur ngadalë, Mariah Carey shqetëson fansat me performancën e saj në Las Vegas

Magazina
Kalo në kategori