Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili ishte aksidentuar më 27 qershor në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Sipas raportit të policisë aksidenti kishte ndodhur në mes të një motoçiklete dhe një çiklisti, ku të njëjtit kishin pësuar lëndime të rënda trupore.


Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve ishin dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Më 30.06.2025 nga QKUK-ja është pranuar informatë se drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda në aksident kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/