LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Abdullai, i kërkuar të dëshmojë për rastin ”Grupi i Kumanovës”

Ndërron jetë Abdullai, i kërkuar të dëshmojë për rastin ”Grupi i Kumanovës”

Mbrëmë në orët e vona të natës ka ndërruar jetë Nimetulla Abdullai nga fshati Hotël, punonjës i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) në Kumanovë. Gazeta KOHA merr vesh se Nimetullai ka vdekur pas një sulmi në zemër, ndërsa ndihma e parë i është ofruar në Ambulancën e Likovës, nga edhe është nisur për në Spitalin e Kumanovës.

Megjithatë, i ndjeri ka dhënë frymën e fundit rrugës për në Kumanovë. Në Policinë e Kumanovës dhe në Spitalin e këtij qyteti e konfirmojnë vdekjen e Nimetullait, ndërsa për KOHA thonë se arsyet e vërteta të vdekjes do të dihen pas obduksionit që do t’i bëhet trupit të të ndjerit.

Ndryshe, Nimetulla Abdullai së fundmi ishte në qendër të vëmendjes pas nisjes së seancave gjyqësore kundër të ashtuquajturit Grupi i Kumanovës, ku të akuzuar të shumtë nga Kumanova, por edhe nga Kosova e kërkonin Nimetullain si dëshmitar në gjyq, pasi nga dëshmitarët ishte potencuar se, punonjësi i DSK-së kishte njohuri për aktivitetin e Grupit të Kumanovës. Ishte Sevdail Miftari, i akuzuar në rastin e Kumanovës ai që disa herë kishte përmendur disa biseda me të ndjerin Nimetulla Abdullahu.


“Nimetullah Abdullahu i ka organizuar të gjitha. Këta që po akuzohen për logjistikë nuk i njohë. Pse fshihen të tjerët? I merrni njerëz që ruajnë bagëti dhe i burgosni. Ku është Nimetullah Abdullahu të vijë këtu? Ai ishte afër meje”, kishte thënë mes tjerash Miftari.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori