KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Fshatin Banjë të Malishevë.

Nga njoftimi bëhet e ditur se ndërprerja do të ndodhë gjatë ditës së sotme, nga ora 13:00 deri në ora 16:00, për shkak të punimeve teknike në rrjetin e furnizimit, përfshirë shkarkimin e rrjetit për qëllime pastrimi.


Ndërprerja do të prekë konsumatorët që furnizohen nga burimi i ujit në Banjë.

Sipas KRU Hidroregjioni Jugor, këto punime janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit dhe për sigurimin e një cilësie më të mirë të ujit për konsumatorët.

Pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë do të rikthehet gradualisht në normalitet.

Kompania u bën thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe falënderon për bashkëpunimin. /Telegrafi/