Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Sipas njoftimit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Ferki Aliu”, “Shemsi Ahmeti”, “Sherif Tërstena” dhe “Kuvendi i Arbërit”, si dhe në fshatrat Rahovë, Vaganicë dhe Shipol.


Punime do të ketë edhe në rrugën “Obiliqeva” në Zveçan, si dhe në rrugët “Kralja Petra” dhe “Anke Spaiq” në Mitrovicën Veriore.

Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Haki Misini” dhe “Selaniku”.

Gjatë punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt, ndërsa konsumatorëve u është kërkuar ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/