Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët e lagjes “Sherret”.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndodhë sot, më 10 mars 2026, duke filluar nga ora 09:00, për shkak të punimeve teknike që po zhvillohen në terren.


“Ndërprerja do të realizohet për shkak të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj”, thuhet në njoftimin e KRU “Bifurkacioni”.

Kompania bën të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët e kësaj zone pritet të rikthehet nga ora 16:00.

Nga KRU “Bifurkacioni” është kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për këtë ndërprerje të përkohshme, e cila sipas tyre po realizohet në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për konsumatorët. /Telegrafi/